TIRANË- Ata janë dy deputetët më të vjetër të parlamentit shqiptar që pritet të shpërndahet javën e ardhshme sipas Kushtetutës. Bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Namik Doklen, ky i fundit i mbetur jashtë listës së Partisë Socialiste për deputetë. Pikërisht për këtë arsye ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një këshillë kolegut të tij. Ai thotë edhe se kush e ka zëvendësuar Doklen në listat e PS-së.

“Namik të ka mbetur ora në kohën e Dulles! Falëndero Ramën sepse të ka nderuar, ai të ka zëvendësuar jo me hajdutë pulash, por bankash!!

Të dashur miq, dje lexova në media se Namik Dokle, themelues kryesor i Partisë Siçiliste, pasi Edvin Kristaq Rama e përjashtoi nga listat e deputetëve, kërcënoi atë duke i thënë i ziu ti po më zëvendësove me ndonjë hajdut pulash!

Kjo shprehje miq përdorej në kohen e diktaturës se Dullës ku zakonisht gjëja më e çmuar për t’u vjedhur ishte ndonjë pule.
Kurse në kohën e Edvinit vjedhja e pulave nuk ekziston sepse është zëvendësuar me vjedhjen e bankave.

Prandaj miq duket se Dokles i ka mbetur ora në kohën e Dullës. Ai duhet të ndjehet krenar se Rama në të vërtetë e ka zëvendësuar jo me hajdutë pulash por me hajdut bankash”, shkruan Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: