Analisti, Shpëtim Nazarko në emisionin “RealStory” në “News24”, tha se vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Berishës ishte i drejtë.

I ndalur tek firmat , Nazarko  tha se nëse Gazment Bardhi siç edhe është shprehur se është në dijeni se sa firma janë mbledhur, atëherë i jep të drejtë ish-kryeministrin Sali Berisha për problemin që ngre për falsifikim e firmave.

“Po të isha në vendin e Bashës do të bëja atë që bëri Basha, do merrja zjarrin me vete, ose do ikja. Berisha në një akt analog ka vepruar ndryshe, sepse ka thënë që kur i kanë dërguar dosjen e Bashës në zyrë nuk e ka pranuar. Ai ka thënë: ‘Ambasadori Donald Lu më ka sjellë një dosje  të Bashës për marrëdhëniet me Rusinë dhe unë nuk e kam pranuar”. Por a e bënte dot Basha të njëjtën gjë? Këtë nuk e di, por ai ja përmendi…borxh për borxh. Në lidhje me firmat, do të gjej justifikim për Berishën. Ku e di Gazment Bardhi se sa numra ka kasaforta. Ndoshta mund ta dijë se ka agjentët e tij në terren. Por nëse ky e di unë i jap të drejtë Berishës kur thotë nuk ia jap Bardhit se mi falsifikon”, tha Nazarko, ndërsa shtoi: “E kam thënë që këta do krijojnë dy fraksione dhe rrugës do të përpiqen të gënjejnë njëri-tjetrin. Nuk do të ketë marrëveshje, këta kanë pranuar një gangrenë. Mbi 99% vulën do ta mbajë Basha”.

Gjithashtu edhe analisti Fatos Lubonja tha se për ruajtur një imazh përpara njerëzve, votuesve këto dy grupime të ndara duhet të tregojnë se mund të dialogojnë për të zgjidhur këtë situatë.

“Një pjesë thonë që kryetari jonë historik që deri dje e kanë lavdëruar qenka falsifikues fletësh. Të tjerë thonë që kemi besim. E gjitha kjo si pikturë është një karikaturë e një partie.

Basha duhet të thërresë Kuvendin për të votuar dhe për të parë se kush gënjen e kush jo.

Nëse nuk kanë besim tek përfaqësuesit e tyre atëherë më mirë të shkrihen. Berisha dhe një pjesë kanë kundërshtuar përjashtimin. Nga ndërhyrjet e ambasadores ndjehem i poshtëruar…”, tha më tej Lubonja.

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma tha se situata e brendshme e Partisë Demokratike nuk do të duhej të merrte këtë drejtim, pasi sipas saj do të ishte mirë të ishte gjetur një urë komunikime.

Por gjithashtu ajo theksoi se kjo nuk u krijua nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Ajo po ashtu tha se SHBA-të janë partnerët strategjikë dhe se në një vend si Shqipëria ku nuk ka as ekonomi tregu, është e domosdoshme që të ruhet ky partneritet.

“Tani bëhet sikur nuk kuptohet. Unë nuk kam ndonjë mëkat në Partinë Demokratike. Jam plotësisht me ju që situata nuk duhet të kishte shkuar kështu, shëmti është. Unë mëzor pres që të ketë një hapësirë komunikimi mbi të gjitha për njerëzit. Situata nuk është kështu se e krijoi Basha.

A do të kishte një mundësi që Berisha vetë ta merrte këtë me një lloj qetësie. A e provoi edhe pa partnerët strategjikë këtë betejë. Jo nuk fitohet vetëm me amerikanët, në rregull, por pa ata nuk fitohet. Krimi i parasë është përdorur masivisht. Që ne te themi sot se jemi në gjendje të ndërtojmë parti të avancuara në një Shqipëri që ekonomi tregu nuk ka akoma, është vështirë. Unë preferoj që këtë SHBA ta kemi partnerin më të ngushtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: