Të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ ish-presidenti Bamir Topi dhe analisti Artur Zheji, komentuan situatën e brendshme politike në Partinë Demokratike.

Ish-Presidenti Topi theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha identifikohet me themelimin e Partisë Demokratike dhe se sipas nuk do të kishte asnjë kuptim nëse ai do të kërkonte vazhdimin e një karriere politike me një parti tjetër.

Gjatë bisedës në studio, ai më tej shtoi se nëse ish-kryeministri do të vazhdojë, atëherë ai do të vazhdojë të jetë tek e njëjta sigël.

Ndërsa analisti Zheji u shpreh se nëse ish-kryeministri tërhiqet atëherë , grupi i Berishës shkrihet. Sipas analistit ajo që i mban të bashkuar është vetëm energjia e Berishës, pasi sipas tij ata kanë konflikte të brendshme të mëdha.

Çfarë prisni nga Berisha?

Topi: Unë e njoh Berishën, por s’mund të parashikoj të paparishkueshmen. Kam bindje se në këtë trajektore 30-vjeçare ku Berisha identifikohet me themelimin e PD do të ishte pa sens nëse do të kërkonte vazhdimin e një karriere politike, me një parti tjetër. Ai mund të inkurajojë të tjerë. Nëse ai do të jetë në PD, këtu ndryshon parashikimi. Por nëse kjo rrugë e ndjekur do të dështojë ai mund të jetë i formatuar brenda një grupi që detyrimisht do të ndahet nga grupi i PD, por nuk shoh protagonist Berishën në atë zgjidhje. Nëse ai do të vazhdojë do të vazhdojë tek e njëjta sigël, do të ishte një absurditet nëse do e mbyllte ndryshe”, tha Topi.

Zheji: Nëse Berisha tërhiqet mendoj që grupi shkrihet. Grupi që ka motivuar doktori , e mban vetëm energjia e tij. Ata kanë konflikte të brendshme të papara. Doktori edhe është detyruar teknikisht që të jetë maja e diamantit të kësaj force, sepse po bëri një hap pas, një pjesë e atyre të rikthyerve kanë konflikte me njëri-tjetrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb