TIRANE- Ish-kryeministri Berisha publikon foton e një ushtaraku, të cilin e akuzon se ka kërcënuar deri me prerje koke gazetarët në ditën e nxjerrjes së helikopterit të rrëzuar nga Liqeni i Shkodrës. Berisha i referohet denoncimit të një “gazetari dixhital”.

“Gazetari dixhital denoncon: Zëdhënësin e Mimit dhe gjeneral Trafikut, që i kërcënon gazetarët me jetë, i kërcënon si taleban se do ju presë kokat dhe fuste ato në baltë! I bëj thirrje prokurorisë të nisë me urgjencë hetimet ndaj tij”, – shprehet Berisha.

DENONCIMI I GAZETARIT DIXHITAL
“Përshëndetje doktor. Ky në foto është major Ibri “tmerri” i gazetarëve dhe operatoreve që na kërcënoi me jetë dje gjatë nxjerrjes së helikopterit. Ky “trimi” na tha dje se n.q.s e filmojmë ju pres kokat dhe jua fus ne lluce”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: