Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor. Në emisionin Opinion, ai deklaroi se nuk ishte penduar për marrëveshjen e 2008 me Edi Ramën, pasi sipas tij këtë sistem e kanë edhe vende të tjera me demokraci të konsoliduar.

“Për sistemin, unë lexoj raportin e OSBE/ OHDIR që thotë: kuadri ligjor i zgjedhjeve ndonëse gjerësisht i pandryshueshëm nga zgjedhjet e fundit, në përgjithësi përbën bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike. Unë ato ndryshime, ka kundërshtime të mëdha për këtë, thellë-thellë unë jam për proporcional. Nuk jam penduar për marrëveshjen e 2008, sepse këta janë duke e demonizuar atë marrëveshje”, tha Berisha.

Sipas tij ky vend ka bërë zgjedhje të mirë dhe si shembull përmendi zgjedhjet e 2009. “Deklarohet e zezë mbi të bardhë që zgjedhjet plotësuan kriter kryesore. Së dyti zgjedhje, PD përveçse momentit kur socialistët sipas një skenari të përgatitur me një telefonatë që mori Gramoz Ruci nga Athina në orën tre të ditës në selinë e PS largoi komisionarit në mënyrë absolute, kurrë nuk mund të gjendet një truk nga qeveria kur PD ka qenë në qeveri”, theksoi ai.

Pjesëmarrja në Komisionin e Reformës Zgjedhore, si dhe vota për amendimet në Ligjin Elektoral, u vendosën si kusht i panegociueshëm nga të 3 grupet parlamentare të opozitës së re.

Por në nisje të sesionit të ri politik dhe kur ka ngelur afro 2 muaj nga përfundimi i mandatit të Komisionit të Posaçëm, duket se përfaqësuesit e opozitës parlamentare nuk janë kompakt në qëndrimin e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb