Gazetari Andi Bushati, në një rrëfim për 21 janarin, në Real Story” në “News 24” deklaroi se për këtë ngjarje, Sali Berisha ka shumë më tepër se përgjegjësi politike.

Bushati thekson se vrasjet e 21 janarit ishin vrasje shtetërore, kurse shton se ish-kryeministri ka mbrojtur ata që qëlluan mbi qytetarët.

Andi Bushati: Unë kam një ide të qartë, që vrasjet e 21-janarit ishin vrasje shtetërore, ishin një vrasje për të cilat përgjegjësine politike, tani nuk ka më alibi, e ka marrë Sali Berisha, por unë mendoj se ka shumë më tepër Sali Berisha se një përgjegjësi politike.

Sepse shpeshherë ne kur nuk kemi të zbardhur, se kush ka komanduar për vrasjet, ne kemi një menyre arsyetimi; ‘Kush tentoi të fshihte gjurmët e vrasjeve që ndodhën?’ dhe Sali Berisha ka lënë të gjitha gjurmët, që ishte njeriu që mbrojti ata që qëlluan mbi qytetarët.

Që nga mënyra se si donte të prodhonte alibitë për ato pistoletat e vogla, për çadrat me helm, pastaj si u mundua mos t’i japë prokurosisë njerëzit e policisë, si u mundua të fshehë serverin e filmimeve në Kryeministri, ka një përgjegjësi totale dhe të plotë për 21-janarin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb