Në emisionin ‘Open’ në News24 Oerd Bylykbashi u shpreh se tani shpirti opozita po ndryshon dukshëm.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai theksoi se tani opozita duhet të projektojë lidershpin që do të çojë në fitore Partinë Demokratike.

Me shumë gjasa Berisha do të jetë kandidat për kryeministër në 2025, dhe në atë vit do të jetë 81 vjeç, është non-gra dhe 12 vite pas humbje së pushtetit, a pakësohen shanset për ta mundur Edi Ramën?

Bylykbashi: Në këtë pikë që jemi kemi këtë situatë dhe ë gjitha shtresat e shoqërisë, dikush për shkak të padrejtësisë, varfërisë mblidhen dhe kërkojnë alternativë. Ata që kanë ardhur aty janë të bindur dhe e dinë se kush është Sali Berisha. Të gjitha ata që kanë vendosur t’i japin atij një mandat e dinë shumë mirë se kush ësht alternativ jonë. Unë e kam thënë se ne duhet të projektojmë tani lidershpin që do e çojë në fitore dhe do të na mbajë në pushtet. Këtë e bëjmë nëpërmjet votës dhe hapjes së shoqërisë.Shpirti opozitar po ndryshon dukshëm.

Zheji: Kam dyshime dhe shqetësim për fatin e opozitës. Po bëhet një betejë emergjence ndërmjet korrupsionit me afera dhe një force politike që është e detyruar të reagojë.

Nuk mbahet mend një shpërthim kaq i qelbëzuar, ka miliona në sy të të gjithëve. Nuk e kuptoj sa të pasur paskemi qenë. Ndërkombëtarët duhet të binden, ju duhet t’i bindni që korrupsioni është i frikshëm. Berisha është misionar i misioneve të pamundura dhe asnjë tjetër nuk mund ta bënte atë që bëri ai dhe duhet ë bëhet lobimi i duhur.

Klevis Balliu: Rama vjedh sepse Rama ka kapur drejtësinë. Është hera e parë që ndodh në shoqëri që vjedh një qeveri dhe nuk reagon…Ne po paguajmë qeverinë sot që të na vjedhë…

A e sjell Berisha në pushtet PD?

Balliu: Mendoj që Berisha e ka treguar veten. Kthimi tek Berisha do të thotë të ecim para drejt BE-së…Unë e kam votuar Bashën, por kur godet simbolin e opozitarizmit atëherë t’i interesin e ke diku tjetër. Rama është hiç përballë një opozitë të vërtetë. Gënjeshtër dhe mashtrim ka qenë dikush tjetër dhe jo PD.

Redi Shehu: Ju si PD, keni qenë me të vërtetën apo jo.

Bylykbashi: Demokratët kanë qenë super të vërtetë.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb