Bernard Berisha shënoi një gol spektakolar ndaj Greqisë por gjesti i tij linte për të dëshiruar.
Edhe pse ngushtoi shifrat në Prishtinë pasi Kosova po humbte 0-2, Berisha gjeti kohën që të bënte një gjest provokues, ku duket se dikë thumbonte, me gjasa trajnerin Challandes.

Pas ndeshjes Berisha kërkoi falje për gjestin teksa tha se nuk ishte për Challandes. Më tej ai thekson se golin ia dedikoi nënës që e ka të sëmurë.

“Nuk kishte të bëjë direkt me trajnerin, por për 2 vite skam luajtur asnjë minutë një ndeshje zyrtare. Ndoshta dikush e ka marr për trajnerin, por jo nuk ishte. Në fund prapë trajneri do të vendosë kush të luajë e kush jo. Unë i kërkoi falje të gjithëve për veprimin që bëra, por nuk ishte për trajnerin, nëse ai mendon që po atëherë le të më ndëshkojë duke mos më ftuar. Askush nuk e di se sa kam vuajtur unë këto dy vite. Goli është për nënën time që ka qenë e sëmurë”.- tha Berisha.

Por Challandes ka reaguar mënjeherë për gjestin e Berishës, duke thënë se e kishte pikërisht për të pasi nuk e ka luajtur për 2 vite asnjë minutë te Kosova, por e ka lënë si zëvendësues në stol.

“Për mua Bernard Berisha ka bërë një punë të mirë si zëvendësues dhe unë gjithashtu pres nga zëvendesuesit të bëjnë diçka. Ju e patë ishte një mesazh për mua, unë menjëherë kam folur me Bernardin. Une nuk pranoj këtë mënyrë të festimit, unë i thash ti më tregove që je këtu, por ne nuk kemi nevojë për festime si ai. Unë jam trajneri dhe nuk mund ta pranoj”- tha tekniku zvicerian i Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb