Analisti Dritan Hila dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi kanë debatuar në emisionin “Open” në News24 në lidhje në protestën e 11 shkurtit.

Gjatë debatit dhe toneve të ashpra , Hila i është referuar kreut të PD, Sali Berishës si “një lider 80-vjeçar që kërkon një revolucion të dytë”, teksa Boçi i është kthyer duke thënë se po merret me njerëzit dhe jo idetë.

Sakaq, Hila ka deklaruar se ai ka shkëputur marrëdhëniet me qeverinë, ndërsa i kërkoi edhe deputetit demokrat që të “sakrifikojë edhe ai Berishën” si ka “sakrifikuar” ai Ramën.

Pjesë nga debati:

Hila: Kanë një problem të madh, është një lider që kërkon një revolucion të dytë. Po ia thotë një brezi të ri që nuk e kupton.

Boçi: Ça ka brezi ynë? Nuk është i aftë? Ky brezi është kështu, është ashtu. Ju s’keni mjete.

Hila: Një lider 80 vjeçar kërkon një revolucion si në ’91. Ky nuk ka shpresa. Ky brez ka ëndërr të bëhet inxhinier IT, por jo që të bëjë revolucion Berisha.

Boçi: Jo. Ju flisni nga maja e Tiranës, por te shkojmë diku tjetër që t’i shihni. Të shihni që s’kanë të ardhme këtu. Ju s’dini të respektoni njerëzit. Do bëhet revolucioni, Janë kundër padrejtësive. Kështu po bëhen protestat në Francë, Greqi etj.

Hila: Greqia nuk ka vrarë, Franca dhe Gjermania nuk ka vrarë.

Boçi: Ra ai i përgjimit.

Hila: Kush ai i përgjimit?

Boçi: Ai që ra.

Hila: Kanë mendjen të biznesi dhe të puna e tyre.

Boçi: Ju nuk mbështeteni në ide.

Hila: Ju s’keni asnjë ide.

Boçi: Ju merreni me njerëzit dhe jo me idetë politikë. Të të bëj një pyetjet të thjeshtë. Sa të rinj janë larguar? Kanë ikur se s’kanë shpresë. Ti je më Ramën.

Hila: Unë nuk jam me Ramën. Kam bërë një akt fisnik që ju nuk mendoni. Unë kam ikur nga ajo qeveri se nuk kam qenë dakord më të. Ky akt është i pakët. Sakrifikoni ju Berishën siç sakrifikoj unë Ramën dhe ju heq kapelën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb