Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka komentuar kërkesën e Sali Berishës për të shtyrë afatin e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka theksuar se nuk është kundër shtyrjes, por që vendimi për këtë çështje është në duar të Komisionit Rregullator. Celibashi ka sqaruar gjithashtu se, edhe nëse afati i regjistrimit zgjatet, ai nuk mund të shkojë përtej datës 9 mars, pasi kjo është dita e fundit për shpalljen e listës paraprake të zgjedhësve nga jashtë.

Afati i regjistrimit përfundon më 4 mars, dhe më 12 mars shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve nga jashtë.

Celibashi gjithashtu bëri me dije se deri tani janë regjistruar 199,514 kërkesa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: