“Opozita nëse bëhen zgjedhje, që nesër të bëhen, i ka të fituara zgjedhjet”. Kështu mendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin Opinion.

Edhe pse opozita u ul në një tavolinë me qeverinë për reformën zgjedhore, Berisha ka një këshillë për liderët, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin: “Vetëm këtë këshillë çdo lloj përpjekje për të votuar shqiptarët të lirë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.

Edhe njëherë ai theksoi se Rama ikën nëse ka protesta të qëndrueshme.
“Dakord nuk e rrëzuam, por hajde ta rrëzojmë. Me protesta periodike ‘Rama Ik’. Rama ikën kur të mos jetë më i zoti të kthehet më në zyrë”, theksoi ai.
I pyetur nëse kjo marrëveshje, ka dekurajuar militantët e PD-së, ish-kryeministri tha: “PD ka një spektër njerëzish prapa. Për një pjesë të njerëzve një reformë kur ti dikton, është siguruese për zgjedhjet. Ti nuk mund ta injorosh këtë, ti vepron për një shumicë e cila thotë se tani kemi një ligj më të mirë për të bërë zgjedhje. Opozita është për zgjedhje dhe këtu Shqipëria është përpara. Nuk jam unë dakord që PD nga të gjitha kushtet që ka Shqipëria, ky është i vetmi kushte që ka opozita”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb