TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar në Qendrën e Votimit pas Liceut Artistik. Në një prononcim pasi ka votuar, Berisha deklaroi se këto zgjedhje janë të plagosura pasi zhvillohen në shenjën e mafies dhe të krimit. Ai solli në vëmendje videon e publikuar të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Berisha tha se ndihet i lënduar sepse “Don Qazimin e mori në mbrojtje Don Edvini”

“Janë zgjedhjet e para, të cilat zhvillohen në shenjën e mafies dhe të krimit nga ana e maxhorancës. Sigurisht edhe më parë elementë të tillë ka patur por jo me vetëdije. Qytetarët në disa nga bashkitë e vendit janë të thirrur të votojnë për kandidatë me të shkuar drogën, vrasjen, pengmarrjen, prostitucionin. Ka pasur hile të paimagjinueshme. Pritshmëritë, unë e kam besimin tek qytetarët. Këto zgjedhje janë të plagosura sepse kur kujton qëndrimin e kreut të Elbasanit ndaj gazetarëve ndihem jashtëzakonisht i lënduar, dy herë i lënduar sepse Don Qazimin e mori në mbrojtje Don Edvini. Presioni i tmerrshëm mbi gazetarët. Në vend që të dorëhiqej menjëherë gjen avokat don Edvinin dhe vazhdon i qetë kandidimin edhe sot”, tha Berisha.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: