TIRANË – Zbulimi i laboratorit të kokainës në Xibrakë ka marrë vëmendjen maksimale të ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili, nga burimet e veta, shton dita –ditës, fakte të reja për të arrestuarit.

Sot, Berisha përfshin në këtë çështje emrin e një tjetër pushtetari: kryediplomatin Ditmir Bushati. Ai shkruan se “kolumbianët e “Hakmarrjes për Drejtësi” në Xibrakë erdhën nën kujdesin e neo-bllokmenit, Ditmir Bushati! Burime të sigurta njoftojnë se “Che Guevara-t” e drogës së “Hakmarrjes për Drejtësi” erdhën në Shqipëri me viza të marra në Beograd, me ndërhyrjen dhe kujdesin direkt të neo-bllokmenit, ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Banda tjetër e Partisë, “Hakmarrja për Drejtësi”, me kryekumbar Edi Ramën, ka anëtarët e vet edhe në qeveri,”- përfundon Berisha.

Gjatë dy ditëve të shkuara, për grupin e kokainës, Berisha ka denoncuar emra të tjerë dhe bërë lidhje me ngjarje dhe organizata të akuzuara për krime si “Hakmarrja për Drejtësi”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb