Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç si dhe Zoran Zaev, “Open Ballkan”.

Në një konferencë për mediat Berisha e cilësoi këtë projekt një nismë destabilizuese.

“Origjina e faktuar e kësaj, e këtij black-listimi ka filluar me kundërshtimin tim të prerë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Akuzë e stisur nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Vuçic, këta të tre kishin shëtitur kudo në Europë dhe më gjerë, duke paraqitur hartat e ndarjes, dhe këtu mashtruan se ka një ujdi. Ndodhi që edhe pas qëndrimeve të mia në Tiranë, udhëheqësit e Kosovës, së bashku me mua, deklaruan kundërshtimin e këtij projekti, treshja famëkeqe, e servirën këtë ndryshim si një konspiracion timin sikur unë bëra një gjë të tillë me udhëheqjen e Kosovës.


Ndërkohë që unë kisha bërë gjithçka publike. Unë jam ky që jam, do mbaj qëndrime që gjykoj unë, që janë në interesin kombëtar të shqiptarëve. Shengeni, ose Ballkani i hapur, siç kundërshtova atëherë, ndryshimin e kufijve, garantoj komunitetin ndërkombëtar, është një nismë destabilizuesme, Ballkani është fragil. S’ka nevojë të nisë kundërshtira, as ndarje as përçarje. Këta nisën që në Novisad. Askush nuk mund të jetë kundër lëvizjes së lirë të mallrave. Vetë presidenti Trump rishqyrtoi traktatet tregtare. Pasi ato duhet të bëhen mbi bazën e modelimit, të shkëmbimit të mallrave. Nëse Serbia subvencionon 50 euro për një lopë, dhe Shqipëria as 50 cent, do të kuptohet se qumështi në Serbi del më i lirë, por del duke shkelur një parim që është ndihma ekonomike. Siç e bënë këta, do përfundojë si flaka e kashtës. E nderuan Sorosin dhe e quajtën ‘Ballkan i hapur’.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb