Në fjalimin e parë pas fitores së zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar edhe votimin një vit më parë të zgjedhjes së Bashës si kryetar partie.

Ai tha se u pyet nga gazetarët nëse do të rikthehej ndonjëherë në krye të partisë dhe nuk e kishte përjashtuar si mundësi.
“Më kujtohet si sot në 13 qershor të një viti më parë kur isha në cep të kësaj sale dhe pasi votova gazetarët më pyetën nëse do të rikthehem ndonjëherë në krye të PD.

Unë u përgjigja: Never say never (kurrë mos thuaj kurrë). Sot u them të gjithë demokratëve “never say never””, tha Berisha.

Në fund ai pati një mesazh edhe për rivalin e tij në garën për kryetar të PD-së sot.

“Ju falenderoj ju të gjithë që e zbukuruat këtë fitore të PD-së. Një përshëndetje të veçantë për Ibsen Elezin, rivalin tim, i cili si demokrat i vërtetë me integritet zhvilloi një garë të qytetëruar”, theksoi më tej kreu i demokratëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb