TIRANE- Ish- kreu i PD-së Sali Berisha ka kujtuar konferencën e Rambujesë në të cilën ai ka theksuar se Pavarësia e Kosovës është kushti themelor që garanton paqen në Ballkan.

Deklaratat e tij mbi Rambujenë janë bërën në 18-22 shkurt 1999 dhe 3 mars 1999!

DEKLARATË E Prof.Dr. SALI BERISHA
Tiranë, më 18.02.1999
Pavarësia e Kosovës-kushti themelor për paqen në Ballkan

Pavarësia e shqiptarëve nga serbët, pavarësia e Kosovës është rruga e vetme për të sjellë paqen stabilitetin në rajon.

Ju bëj thirrje Fuqive të Mëdha, duke shprehur dhe keqardhjen time të thellë se tani Kosova u shndërrua, sidomos këto dy tre ditët e fundit në arenë përballjesh intereash botërore, të punojnë me guxim dhe kurajo për pavarësimin e dy milion shqiptarëve në Kosovë, si kushtin më themelor për t’i dhënë Ballkanit paqen që meriton për t’ju dhënë serbëve dhe shqiptarëve të ardhmen e tyre që meritojnë.

Unë konstatoj me keqardhje se po bëhen presione mbi delegacionin shqiptar që të heqë dorë nga klauzola, me të cilën Kosova në tre vjet, me referendum, të shpallë vullnetin e saj. Pa këtë klauzolë duhet të them se marrëveshja bëhet ose një marrëveshje që dëmton në mënyrë fatale interesat e shqiptarëve ose një marrëveshje në letër, të cilën asnjë shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë nuk do të mund ta përkrahë dhe ta njohë. Ndaj edhe një herë u bëj thirrje Fuqive te Medhatë rikonsiderojnë pavarësinë e Kosoves si rrugën e vetme të zgjidhjes së drejtë dhe afatgjatë të këtij problemi.

Pergjigjet e pyetjeve
Shoh se Rambujeja dy ditët e fundit është shndërruar në arenë të përballjes së interesave botërore të ndryshme. Shoh se në Rambuje po zgjohen atavizmat e fillimit të shekullit kundër shqiptarëve dhe faktikisht po injorohen thyrrja, shkelja e ligjeve themelore të njerëzimit, krimet monstruoze që agresori serb ka kryer në Kosovë. Unë këtu dëshiroj të shpreh edhe një herë qëndrimin e Partisë Demokratike, e cila që në themelimin e saj ka shpallur parimin e vetvendosjes si parimin themelor të zgjidhjes, e cila në vitin ’91 me iniciativën e Grupit Parlamentar mori iniciativën e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe sot ajo rreth parimit “Një komb, një qëndrim”, është e vendosur të punojë intensivisht për këtë platformë.

Diferenca midis vetvendosjes dhe pavarësisë qëndron në faktin se vetvendosja nënkupton ndër të tjera të drejtë ne shqiptarëve të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Ky element në këtë rast është i panevojshëm se krijon konfuzion, prandaj pavarësia vetvendosja me pavarësinë, duke specifikuar pavarësinë është zgjidhja më e mirë që shqiptarët duhet të pranojnë në emër të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Pa praninë e NATO-s në Kosovë nuk ka asnjë zgjidhje.

Unë nuk mendoj se europianët nuk janë të gatshëm per zgjidhjen e problemit te Kosoves, por mendoj se nuk ka një harmoni të plotë, një përputhje të plotë midis dy ligjeve themelore të njerëzimit, atij kundër genocidit dhe atij të ruajtjes së kufijve. Rruga e vetme për të zgjidhur këtë problem është pavarësia e Kosovës.

Qeveria shqiptarë dhe gjithë forcat politike shqiptare, të cilat janë të shprehura për vetvendosje i ftoj të specifikojnë pavarësinë dhe përshëndes kongresmenin James Traficant dhe të gjithë miqt e mëdhenj të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, të cilët po bëjnë cdo ditë e më shumë po bëjnë të qartë se pavarësia është kushti themelor i paqesdhe stabilitetit në rajon, është kusht për stabilitetin e Shqipërisë, Maqedonisë, dhe rajonit në tërësi.

Parimi “Një komb një qëndrim”, është parimi themelor dhe kjo nuk është një kërkesë e re, por një kërkesë e vitit ’91 dhe është një kërkesë e cila tani riformulohet në një koment të caktuar, sepse e shoh se mbi Kosovë po projektohen interesa kombëtare të shteteve të ndryshme dhe po injorohen interesat kombëtare të shqiptarëve. Ndaj dhe interesat kombëtare shqiptare, për të cilat është mbledhë Rambujeja janë mendoj unë kushti themelor për suksesin e këtij takimi.

Parimi “Një komb, një qëndrim” do të jetë parim udhëheqës i kombit shqiptar deri në zgjidhjen e problemeve të mëdha me të cilat ai përballet në këtë fundshekull. Do të kontaktoj me të gjitha forcat e tjera politike, por nuk gjykoj se forcat politike janë larg, të cilat tani së fundi janë shprehur për vetvendosjen dhe vetvendosja në këtë periudhë, mendoj unë, duhet të shkojë drejt pavarësisë sepse nuk duhet të krijojmë konfuzion për cështjen e Shqipërisë së madhe, për të cilën në Europë kanë një frikë dhe kanë problem se mos një shtet i madh mysliman nuk ka interes..Të gjitha këto mendime janë jo realiste, se shqiptarët pavarësisht nga feja janë një komb më i vjetri i Europës dhe asnjë nuk mund të mohojë qënien e tyre euroipiane.

Qeveria shqiptare duhet të riaformojë gatishmërinë e saj për NATO-n dhe ajo do të ketë mbështetjen tonë.

Është tepër shqetësues paralajmërimi rus.

Kosova është me dy milion shqiptar në një katastrofë njerëzore dhe nëse interesa të vjetra, të cilat të kujtojnë interesat e Rusisë Cariste i zhysin shqiptarët në fatkeqësi, shqiptarët duhet të marrin masa për realizmin e motos “një komb, një qëndrim”.

DEKLARATE E KRYETARITT TE PDSH PROF. DR. SALI BERISHA
Tirane, me21.02.1999

Konflikti me i rende, me i eger i Ballkanit, qe eshte konflikti serbo- shqiptar, konflikt i cili ka ne pah padrejtesite e medha historike te bera ne fillim te ketij shekulli i cili vendosi pushtimin serb ne Kosove, dje hyri ne spiralin e moszgjidhjes. Perkundrejt vendosmerise qe deshmoi Presidenti Klinton dhe Presidenti Shirak, perkundrejt qendrimit shume te pergjegjshem te faktorit politik dhe ushtarak te shqiptareve ne Rambouje, dita e djeshme u karakterizua nga perpjekje te pandershme te fuqive te caktuara, jo per te zgjidhur problemin, por per te mbrojtur interesat e tyre te vjetra. Shqiptaret dy ditet e fundit u vendosen para kushtetutes se pushtuesit, kurth ky per te fajesuar ata, per t’i detyruar ata qe te firmosin, pa njohur vullnetin e populit te tyre.

Une edhe nje here deshiroj t’i bej thirrje Presientit Klinton, Presdientit Shirak, Kryeministrit Toni Bler dhe Kancelarit Shreder, te zgjidhin krizen me nje operacion te vertete kirurgjikal duke prere ne rrenje ata faktore qe qendrojne ne themel te konfliktit me te eger, me te rrezikshem te Ballkanit dhe qe eshte padrejtesia e bere ne fillimt e ketij shekulli; te njohin pavaresine e dy milion shqiptareve ne Kosove si rrugen me te sigurte per t’i sjelle Ballkanit, paqen stabilitetin, per t’u sjelle popujve te ketij gadishulli te ardhmen qe meritojne. Kriza e Kosoves, konflikti shqiptaro -serb ne asnje rrethane nuk mund te zgjidhet duke iu imponuar shqiptareve ose duke bere presion mbi shqiptaret per te firmosur kunder vullnetit te popullit te tyre.

Qe ne kete moment, cdo shqiptar qe merr persiper, qe te perjashtoje shprehjen e vullnetit te 2 milion shqiptareve, shkel mbi referendumin e bere, shkel mbi rezoluten e Parlamentit Shqiptar dhe ne menyre absolute perfaqeson vetem veten e tij dhe asgje me teper.

Gjate ketij shekulli jane berepadrejtesi te medha mbi shqiptaret, por e verteta eshte se firmat qesanksionojne padrejtesite ne arkivat e atyre qe na i bene, nuk ekzistojne. Ndaj une ftoj perfaqesine e shqiptareve te mos firmosin ne asnje lloj rrethane nje plan qe perjashton vullnetin e popullit shqiptar te Kosoves, qe perjashton te drejten e tyre per t’u shprehur mbi fatin e tyre.

Pergjigje mbi pyetjet
1. Shqiperia dje u vendos ne librin e Guinessit si i vetmi vend ne te cilen qytetare te saj te akuzuar “per krime kunder njerezimit” shetisin te lire ne rruget e Tiranes, dhe ky eshte karakteri i drejtesise, zbatimit nga ana e saj te urdhrave politike, por une sot kerkoj nga ju qe te mbetemi gjithnje ne ceshtjen e Rambujes dhe ne spiralin qe u hap dje, i cili po e con ceshtjen drejt moszgjidhjes.

2. Une mendoj se diplomacia shqiptare nuk duhet te heshte, sepse ne qofte se ka nje vend, (edhe sikur te mos ishte Kosova nje vazhdimesi etnike dhe gjeografike nga Shqiperia), ku konflikti ne Kosove projektohet me shume, ky vend eshte Shqiperia. I perket te gjitha forcave politike shqiptare t’i bejne apel fuqive te medha, per ata qe duan paqe dhe stabilitet ne rajon, per ata qe luftojne jo per interesat e tyre te vjetra, por per nje te ardhme te sigurte te ketij gadishulli, se pavaresia e Kosoves, pavaresia e 2 milion shqiptareve, do te jete nje faktor shume i rendesishem stabiliteti per Shqiperine, Maqedonine dhe Malin e Zi. Vetem me pavaresine e Kosoves do te krijohet perfundimisht nje klime krejt e re ne kete gadishull dhe do te beje qe keta popuj te shohin drejt se ardhmes dhe te lene pas te shkuaren e tyre te hidhur.

3. Shqiptaret nuk mund te firmosin kushtetuten e pushtuesve. Shqiptareve tre ditet e fundit i eshte paraqitur nje projekt kushtetute e shkruajtur nga Milloshevicet e cila e kthen Kosoven ne nje province me te drejta te kufizuara qe s’i ka patur as ne vitin 1945. Nje kurth per t’i fajesuar shqiptaret, por perseri une mendoj se ka mendje te cilat kane kthjelltesi si qendrimet e sekretares se shtetit, Ollbrajt, administrates se presidentit Klinton dhe te Organizates se te Drejtave te Njeriut te cilat pa dyshim jane me te qarte persa i perket permasave te konfliktit, i cili eshte nje problem shekullor dhe ndoshta me shume se nje shekullor.

DEKLARATE E KRYETARIT TE PARTISE DEMOKRATIKE,PROF. DR. SALI BERISHA
Tiranë, më 24.02.1999

Koferenca e Rambujes ishte perpjekja me e madhe e Komunitetit nderkombetar gjate ketij shekulli për të ecur konkretisht drejt zgjidhjes së problemit të Kosovës. Mbledhja e Konferencës si rezultat i qëndresës së shqiptarëve përbën, si e tillë, një arritje madhore për shqiptarët dhe çështjen e Kosovës.

Konferenca e Rambujes shënon arritjen epërfaqësimit më të gjerë të shqiptarëve të Kosovës si dhe vendosjen e frymës së konsensusit në punën e kësaj përfaqësie dhe kjo përbën një arritje tëpamohueshme të palës shqiptare që nga fillimi i konfliktit.

Në Rambuje pala shqiptare miratoi me konsensus në parim marrëveshjen politike dhe ushtarake për Kosovën, dhe ky ishte një vendim i drejtë.

Konferenca e Rambujes nuk arriti qëllimet për të cilat ajo u mblodh. Ajo nuk arriti t’i imponojë Beogradit firmosjen e marrëveshjes politike dhe ushtarake. Aty nuk u firmos për autonominë për një periudhë kalimtare as dhe për shpalosjen e trupave të NATO-s, pra për përfundimin e luftës dhe katastrofës njerëzore në Kosovë. Pas Rambujes, me gjithë masakrën e Raçakut dhe krimet e tjera të rënda kundër njerëzimit, si dhe krimet e luftës që ka kryer në Kosovë, si dhe refuzimin e marrëveshjes, Beogradi nuk u ndëshkua.

Në Rambuje, përkundrejt angazhimit të madh të SHBA dhe vëndeve të tjera perëndimore, takimit Klinton-Shirak, angazhimit direkt personal të Sekretares së departamentit të Shtetit Ollbrajt për arritjen e marrëveshjes, per te cilen ajo ka mirenjohjen tone, anëtarë të caktuar të Grupit të Kontaktit , kundërshtuan pjesë të marrëveshjes së paraqitur dhe opsione të SHBA dhe NATO-s. Ata përdorën praninë e tyre në grupin e Kontaktit, fuqinë e tyre jo për të zgjidhur krizën në Kosovë por për të mbrojtur interesa të tyre të vjetra kombëtare dhe kjo ishte shkaku më kryesor i mossuksesit të Konferencës.
Partia Demokratike mbështet deklaratën e përfaqësimit të Kosovës në Rambuje dhe vlerëson si një zhvillim të rëndësishëm të Rambujes fiksimin e datës 15 mars për një Konferencë tjetër ndërkombëtare për Kosovën. Rëndësi parësore për shqiptarët në këtë Konferencë është të arrihet realizimi i qëllimeve për të cilat u mblodh Konferenca e Rambujes.
Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet e vendosur në të drejtën e vetvendosjes dhe pavarësinë e Kosovës, si zgjidhja më e drejtë që siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ajo do të mbrojë këtë kauzë të drejtë dhe ka bindjen se ajo do të triumfojë.

Partia Demokratike mendon se zgjidhja e drejtë e çështjes së Kosovës, pavarësia e saj është një proces që realizohet nëpërmjet gërshetimit të qëndresës së gjithanshme të shqiptarëve në përputhjeme parimin “Një komb, një qëndrim” meprocesin negociues. Prandaj, për të realizuar suksesin në fazën e dytë të Konferencës për Kosovën, Partia Demokratike konsideron të domosdoshme:

1. Përfaqësia shqiptare e kosovës t’i përmbahet me luajalitet deklaratës që miratoi vetë me konsensus në Rambuje.

2. Të gjitha forcave politike dhe ushtarake në Kosovë, forcave politike në Shqipëri dhe kudo gjetkë të mbështesin marrëveshjen e arritur nga përfaqësia shqiptare në Rambuje.

3. Shqiptarët të shmangin krizën e përfaqësimit. Një krizë përfaqësimi në këto momente historike për Kosovën do të ishte shërbimi më i madh që do t’i bëhej Milosheviçit dhe armiqve të tjerë të kombit shqiptar. Sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Vetëm, askush nuk mund të zgjidhë çështjen e Kosovës. Duke u veçuar veçse mund ta dëmtojmë atë.

4. Partia Demokratike do të nisë bisedimet me forcat politike për thirrjen e një tryeze të forcave politike në Shqipëri, për të arritur në qëndrime të njëjta lidhur me Konferencën e ardhshme dhe në rast se rrethanat lejojnë të shihet mundësia e thirrjes në Tiranë e një Trans Rambujeje, para datës 15 mars me të gjitha forcat politike shqiptare dhe përfaqësin e Kosovës.

5. Bashkëpunimi intensiv me SHBA dhe vendet e tjera perëndimore që janë angazhuar me sinqeritet në zgjidhjen e krizës, mobilizimi i të gjithë miqve të Shqipërisë në SHBA, Evropë dhe kudo, që në marrëveshjen e ardhme të parashikohet një vend institucional për UÇK, një ushtri çlirimtare me simpati të madhe ndërkombëtare. Kjo përbën një çështje thelbësore. Dejtoni pranon ushtrinë e serbëve të Bosnjes, jo se ajo e meritonte por sepse pranimi i saj i shërbente zgjidhjes përfundimtare të luftës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ushtri e lirisë. Ajo nuk mund të injorohet.
I pyetur nga gazetari i RD se si ekonsideron qëndrimin kundërshtues të Demaçit ndaj marrëveshjes shqiptare, Berisha përgjigjet:
“I bëj thirrje Demaçit, një simbol i gjallë i qëndresës shqiptare, të mbështesë marrëveshjen shqiptare, të bashkohet me të gjithë faktorët e tjerë në këtë problem të madh, të cilin veças askush nuk mund ta zgjidhë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb