Selia blu është bërë serish objekt debati mes Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas akuzave të Berishës se në truallin e PD-së do të ndërtohen kulla dhe hotele, erdhi dhe kundërpërgjigja e opozitës, e cila mohoi akuzat.

Partia Demokratike iu përgjigj pretendimit të Berishës, duke e konsideruar mashtrim dhe gënjeshtrën radhës pasi selia blu është pronë publike. PD shkruan se ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapësira e pastrimit të parave të ortakeve të tij. Por pas kësaj deklarate, Berisha është kundërpërgjigjur.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË

Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.

Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij.

REAGIMI I BERISHES
Në një reagim për mediat, Berisha ka mohuar akuzat e PD-së, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë për kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas Berishës, projekti për ndërtim e kullave të PD i bën prapë bashkë Ramën dhe Bashën.

‘Pergenjeshtrim!

Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.

Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.

Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP.

Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.

Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar! sb”, shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: