Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 akuzoi kryeministrin Rama se po kontrollon të gjithë situatën me COVID 19.

Ai shtoi se kushdo që shkon në QSUT dhe bën teste për COVID nuk e merr asnjëherë përgjigjen. Vetëm Rama jep përgjigje, kë do Rama e nxjerr pozitiv, kë do e nxjerr negative.

“Shkon në QSUT për këto analizat përgjigjen s’ta jep njeri, do e marrësh nga Rama përgjigjen. Ai vendos kur të dojë nëse je apo jo pozitiv. Këto janë marrëzira dhe absurditete që përdhosin cdo gjë, dalin jashtë imagjinatës njerëzore”,- shtoi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb