Etrit Berisha është portieri më në formë për momentin në Serinë A italiane. Gardiani i ekipit kombëtar është kthyer në një pikë fikse tek Atalanta, titullar i padiskutueshëm i cili me pritjet e tije ka kthyer skuadrën nga Bergamo në surprizën më të bukur të futbollit italian. Berisha u thye këtë javë vetëm nga një penallti, por prishtinaliu mori sërish vlerësimet maksimale teksa Atalanta arriti një fitore të çmendur me përmbysje kundër Romës.

berisha-etrit-470x362

Nëse pritja e portierit shqiptar ndaj Salah u vlerësua ndër 5 më të mirat e kësaj jave, e përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport” shkon edhe më larg, duke e përzgjedhur Berishën në formacionin më të mirë të kësaj jave.

Atalanta me në fund ka gjetur portierin që kërkonte, ndërsa Berisha skuadrën që beson tek ai. Të dy palët janë të lumtur për vendimin e marrë, dhe tashmë pritet vetëm që të nisin bisedimet për transferimin e plotë të Berishës gjatë merkatos së janarit.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: