Etrit Berisha është rikthyer të mbrojë katërkëndorin e portës së kombëtares pas dy ndeshjeve pezullim pas atij gjesti kundër lojtarit të Izraelit, Zahavi. Gardiani kuqezi pas fitores me Lihtenshtejnin është shprehur se i kishte munguar Kombëtarja, pavarësisht se sot më shumë ishte si spektator pasi Shqipëria qëndroj përgjatë 90 minutave në sulm.

Kthehesh titullar pas dy ndeshjeve pezullim

Kisha pak emocion, me kishte munguar kombëtarja. E kam ndjekur nga stadiumi por nuk është njësoj kur je vetë në lojë

Sfida me Lihtenshejnin

Kjo ndeshje nuk ishte shumë e vështirë për mua. Unë nuk i parapëlqej shumë të tilla takime pasi jam portier dhe u pa që ne ndjenjën gjatë gjithë kohës në sulm.

Nëse do të jet në fushë kundër Maqedonisë pasi mund të luajë edhe Strakosha

Po janë zgjedhje të trajnerit këto. Ne jemi lojtarë që mundohemi të bëjmë maksimumin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb