TIRANË

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Akademinë Politike 2018 të FRPD, i organizuar me mbeshtetjen e fondacionit Konrad Adenauer deklaroi mbështetje të plotë për protestën e studentëve, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Ky takim është mbajtur gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ish-kryeministri e ka shpërndarë atë për ndjekësit në llogarinë personale në “Facebook”.

Ai u ndal tek qeverisja e kryeministrit Edi Rama, të cilën e quajti në greqisht si “Kakistoraci”, që sipas Berishës do të thotë më i keqi ndër të këqijtë. Sipas tij, sistemi  që duan të ngrenë studentët është i duhuri për vendin dhe Shqipëria tha ai nuk mund të bëhet zonjë e Europës përmes drogës dhe krimit.

“Ju keni qenë edhe jeni, pjesë e rëndësishme të asaj protestës studentore, e cila po iu bie borive anë e mban Shqipërisë me mesazhin se Shqipëria do të ecë e sigurt drejt BE-së. Sistemi i Ramës quhet Kakistokraci, më i keqi i të këqijve. Ky është regjimi i Edi Ramës. Ky është regjimi i grushtit të shtetit. Të rinjtë shqiptarë do të triumfojnë.

Iu bëj thirrje çdo qytetari, të rinjve dhe të rejave, prindërve që të bashkohem me studentët. Flamuri i tyre duhet të fitojë, e drejta e tyre duhet të fitojë. Sistemi i tyre që duan të fitojnë, është sistemi  i duhur. Shqipëria nuk bëhet zonjë e Europës me krim dhe drogë”, tha mes tjerash Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb