Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open”News24 foli për koalicionin e opozitës dhe zgjedhjet e 14 majit.

Lubonja foli për dyshen mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Meta, përballë kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ‘Rama ka 900 mijë patronazhsitë dhe oligarkë që u thonë punonjësve votoni këtej”, teksa shtoi se po të kishte zgjedhjet të lira do të ishin fituar nga opozita.

“Këta kanë thënë vetë që me Ramën nuk fitohet me zgjedhje. Për zgjedhjet lokale, duhet të ishte një arbitër, ku e kemi pasur ndërkombëtarët dhe jo presidentin. Problemi është që thonë se do fitojnë me zgjedhje. Kam vështirësi për shkak të kapjes së hallkave. Po të kishte zgjedhje të lira, këta do të fitonin, për mua. Ndërsa, kur kemi një parti shtet që ka mbi 900 mijë patronazhsitë dhe kanë të punësuar në administratë që i thonë të votojnë, si dhe oligarkë që u thonë punonjësve ‘votoni këtej’, krimin  e organizuar siç ndodhi dhe në Elbasan, kam dyshimet e mia të mëdha”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb