Kreu i PD-së Sali Berisha foli për një plan pas sulmi që iu bë në protestën e sotme.

Berisha deklaroi se narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme.

Ai theksoi se Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist dhe se për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist.

“Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme.
Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist. Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb