Deputeti demokrat, Flamur Noka deklaroi se sot do të mbajë një mbledhje në grupin e Rithemelimit në selinë e PD.

I pranishëm në emisionin ‘Pikat mbi I’ në “News24” Noka tha se aktualisht ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në seli, ashtu si çdo demokrat tjetër, ndërsa shtoi se Gripi i Rithemelimit ka aty një zyrë.

Sipas Nokës, mbledhja do të nisë në orën 19:00, ndërsa takimi vjen një ditë pas diskutimeve të ashpra mes grupit të parlamentar të PD, që zgjatën 7 orë.

“Mbledhje do të ketë në orën 19:00. Zoti Berisha është në selinë e PD, sikundër unë dhe çdo demokrat. Ky ka qenë por qëllimi ynë që selia të mos ishte pronë e individëve. Por sot selia është e hapur. Komisioni i Rithemelim është i vetmi komision legjitim për të drejtuar PD-së. Komisioni ka zyrën e tij në selinë e PD.”, tha Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb