Ish-kryeministri Sali Berisha pranon se ka përgjegjësi individuale që nuk ndërmori nismën që në 2017 për të larguar Bashën nga kryetar të PD. Ai thotë se në atë vit pas humbjes së zgjedhjeve i kërkoi dhënien e dorëheqjes dhe i tha se ishte lider i thyer.

Gjithsesi Berisha thekson se Basha vijoi të vrasë bashkëpunëtorët pasi nu ki pëlqenin dhe e çoi PD nga humbja në humbje.

Madje ish-kryeministri shton se kryetari aktual i PD mendoi vetëm për veten në çdo rast, edhe pse ia dha shansin ta provojë përsëri.

‘’Në 2021 të dashur miq, ne jemi 12% më pak se në 2013. Kjo është e vërteta. Sali Berisha e ka thënë në çdo foltore, ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në 2017 i kërkova të japë dorëheqjen.

Në çdo dalje teleivziive kam thënë se standard ii humbjes është dhënia e dorëheqjes. Por nuk ndërmorra atë që me të drejtë ju prisnit, dialogun me ju për largimin e tij. I kisha thënë që ti je lider i thyer, me akte që ke kryer, në zgjedhjet e 2017 ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, do bëj gjithçka, por je i thyer. Se nuk vriten, nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve, në errësirë e i gjuan, i ekzekuton se nuk i pëlqen. Po të jesh burrë u thua do ju heq, do ju bëj këtë. Në këtë sallë kam shumë kujtime, i kam të pashlyera. Në këtë sallë kemi mësuar e ushtruar ABC e demokracisë. Këtu kishim kryetarin Afim Jutin, i cili me një grup intelektualësh drejtonte këtë degë. Megjithatë ne në ’91 ishim njerëz që vinim nga shoqëria totalitare. Nuk kishim tolerancë, as dijen për demokracinë. Vinin në Tiranë më thoshin nuk bëhet Afrimin, s’ecet me të. Mirë u thosha unë, do vij unë aty. I thosha Afrimin, votëbesim, po thoshte Afrim. Më shumë se njëherë jemi mbledhur këtu, dhe votohet Afrim Juti, dhe merrte 70%. Ecnim. E njëjta gjë me Fierin e Viktor Margilajn. Më thonin doktor ky është malësor, ne këtu jemi mallakastriot, kosovar, lebër. Viktori thoshte mirë, të më votojnë. Votohej me 80%, ne vijonim. Këtu u bë parti e vlerave dhe fituam zemrat e mendjet e shqiptarëve. Çfarë ndodhi këto vite? Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu. Nëse ky njeri do na çonte në fitore, përkundrazi kjo u shndërrua në faktor kryesor të disfatave të përsëritura tona. Sepse synonte me çdokusht të krijonte liderin, po lideri nuk krijohet po nuk u bënë zemrat dhe mendjet tuaja. Përfunduam më 25 prill vetëm 19% e zgjedhësve kishin votuar për Bashën.

Zotëria në vend të dorëheqjes, mendoi për veten e tij. Doli në konferencë tha është masakër elektorale. Humbja ishte e tmerrshme, Rama vodhi vota, dyfishin e 2017.’’- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb