Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreu i PD Sali Berisha kanë zhvilluar një takim për rreth 40 minuta në zyrën e kreut të PD. Gazetari Osman Stafa tha se fokus i këtij takimi ishte aksioni opozitar dhe po ashtu zgjedhjet lokale.

Gjithashtu gazetari Osman Stafa tha se grupi i Enkelejd Alibeaj është i vetmi fraksion opozitar që nuk i është bashkuar Berishës për zgjedhjet vendore.

“E vetmja pjesë opozitare që nuk është bërë pjesë e takimeve apo një marrëveshje të bërë publike lidhet me grupimin e zotit Alibeaj  ku deri tani ka pasur thirrje nga mbështetës të zotit Berisha që të bashkohen”.

Ndërkohë që grupimi i Alibeajt do të diskutojmë mes veti për një platformë sesi do të bashkëpunohet me qytetarët.

Ditën e djeshme Alibeaj ka deklarua se armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb