Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në rubrikën “Opinion”, komentoi shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, ky debat shmang problemet e mëdha që ka vendi, si pandemia, zjarret dhe krimi i organizuar.

Sipas Lubonjës, shpallja ‘non grata’ e Berishës nuk do të ishte bërë nëse PD do të vinte në pushtet, pasi sipas tij, amerikanët janë pro forcës politike që është në qeveri.

Fatos Lubonja: Ky debat është shmangie nga problemet që ka Shqipëria. Duke filluar nga gjërat që po qeveriset vendi, zjarri, pandemia, krimi i organizuar etj. Këto duhet të ishin gjërat që duhet të merreshim, e jo Kim e Berisha, janë kategori që na nxjerrin nga realiteti ynë. Dëgjova me vëmendje konferencën e Berishës dhe mendoj se duhet të ndajmë dy gjëra ne si shqiptarë e që politika do të na i bashkojë, por cilat janë këto? Njëra gjë është debati i munguar në PD dhe në Shqipëri, mbi përgjegjësitë që ka politika, qysh nga ’91 e këndej, ku padyshim, Berisha është nga protagonistët kryesorë. Mbyllja e syve ndaj një ekonomie siç ishin piramidat financiare dhe disa metoda autoritare të qeverisjes gjithnjë në sistemin e vjetër i kanë hapur rrugën një keqqeverisje. Ky është debati politik që mungon në Shqipëri, e meqë ka munguar jemi në këtë gjendje. PS është pasuese e denjë e të njëjtës mënyrë të bërit politikë. Pjesa tjetër më pas, është që kjo ndjenjë që kanë shqiptarët ndaj Berishës, instrumentalizohet dhe në vend që shqiptarët të jenë pjesë të këtij debati, gjendet Berisha dhe me ndihmën e amerikanëve krijohet iluzioni që ikën Berisha dhe shpëtohet Shqipëria. Akuzojnë se politika, politikanët nuk janë ato primare, por ekonomia dhe politika sekondare e varur dhe politikanët, akuzohen si menaxherë të bizneseve e me radhë. Ky kthim i politikanëve në menaxherë është mjaft e njohur. E patë Vuçiç se çfarë akuzash i kanë dalë, i lidhur me mafian. Kjo ka bërë që të humbasin besimin, sepse ky prapë mbështetet, për arsye gjeopolitike dhe ekonomike. Unë e shikoj humbjen e krebitiliteteti dhe padyshim që Yuri Kim do e vendosë në dyshim. A flasim për korrupsion që ka bërë Berisha për grabitjen e tokave të pronarëve të ligjshëm në Jug të vendit. I gjithë bregdeti po grabitet. Lufton (SHBA) Berishën apo grabitjen e shqiptarëve> Ne flasim për drejtësi të paanshëm, e nuk ke si të kesh garanci, këto (amerikanët) i tejkalojnë kufijtë.

Amerikanët kanë thënë se po përdorim në Shqipëri sistemin tonë, atë të së drejtës, e nuk kanë kërkuar të na japin shpjegime të mëtejshme. Kështu kanë vepruar dhe me raste të
tjera, por a ju kujtohet kur dolën nga marrëveshja me Iranin, i kërkuan bizneseve evropiane të tërhiqen, kjo është gjë që përdoret me të gjithë?

Fatos Lubonja: Ata u futën në luftë në Irak, por e kundërshtuan vetë atë. Shkuan në Vietnam, por doli populli amerikan kundra. A e hoqën Albin Kurtin? E hoqën, pa të drejtë. Në Kosovë e votuan Albin Kurtin edhe pse Amerika ishte kundër. Në këtë aspekt, Partia Demokratike duhet të piqet dhe t’i kuptojë këto gjëra. Këtu s’është punë Berishe, por hajde të shohim të keqen atje ku është dhe të përpiqemi ta çrrënjosim, nëse duhet të vijojmë akoma me oligarkët dhe të heqim Berishën sa për miletin, mund ta bëjmë dhe kështu. Berishën e akuzojmë për Gërdecin, por ku i ka rrënjët ajo, sepse ka dhe eksponentë të PS. Sistemi vazhdon. Ku jemi? Apo do të ndërtojmë një sistem kur hiqen lidhjet me krimin, e kjo është evidente.

Çfarë mund të ndodhë, ish-Presidenti Topi bëri parashikimin që grupi parlamentar i PD mund të ndahet në 2 pjesë, mund të ndodhi kjo gjë?

Fatos Lubonja: Qëllimi i Ramës është të zhbëj opozitën fare, që të mos ketë më reagime, denoncime. Po te kishte fituar PD, a do e kishin shpallur non grata Berishën? Nuk e besoj. Pse? Sepse s’ia do politika. Këtu është konflikti i madh i interesit.

Si e komentoni heshtjen e zotit Basha për të folur publikisht për këtë?

Fatos Lubonja: Heshtja e tij tregon që është politikan i pafuqishëm. Këto janë probleme, janë të Berishës. Basha është pak a shumë figurë që s’kishte fuqinë t’i thoshte që, ‘tani e mora unë (partinë) dhe do të bëj politikat e mia. Më mirë pa opozitë fare se sa kështu. Shqiptarët s’bëjnë dot opozitë të re, e është sistemi që s’i lë, sepse janë të kapur të gjithë. Shqiptarët mezi presin diçka të re, por është një sistem që i ka kapur, e janë të trembur. Në vitet ’97 Partia Socialiste ishte ajo e punës dhe për të kundërbalancuar Sali Berishën që po bëhej autoritar i ri, luajti një rol pozitiv, edhe pse kishte atë të kaluar të zezë. Kjo është politika, arti i të mundshmes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb