Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu e cilësoi një vendim politik atë të DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Balliu tha në “Fontline” se Berisha është historia e pluralizmit në Shqipëri.

“Sali Berisha dhe kjo që ndodhi ka një kontradiktë të madhe. DASH ka bërë një raport serioz se si media e Shqipërisë nuk është e lirë. Shpjegimi i DASH ishte se; ‘ne e kemi marrë nga media, nga shoqëria civile e kapur’. Shpjegimi që dha DASH që pse ndodhi, ishte se; e kemi marrë informacionin nga mediat, shoqëria civile dhe qeveria. Ky është vendim politik. Tani këtu vijmë se pse ndodhi?! Unë e kam bërë një reagim. Berisha është historia e pluralizmit në Shqipëri, arkitekti i tezës ‘një komb, një qëndrim për Kosovën. Ngriti institucionet demokratike. Rriti një brez siç është brezi im, pro amerikanë. SHBA kanë qenë dhe janë mbrojtës të interesave kombëtare të Shqipërisë. Berisha është pasuri kombëtare.”, tha Balliu.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb