TIRANË

Debate në “Open” në News24 ku po diskutohet shpallja non-grata e kreut të PD-së Sali Berisha nga Britania e Madhe. Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati foli për akuzat e Çlirim Gjatës se vendimi erdhi për shkak të lobimit të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai nuk është i plotfuqishëm dhe se thuash që ka këtë ndikim kaq të shtuar PS-ja, Rama është fataliste, cenim i autoritetit të SHBA-ve dhe Britanisë.

Nga ana tjetër Çlirim Gjata pyeti ish-deputetin si do bëjë PS që po i mblidhet grupi parlamentar në burg apo me tonelatat e kokainës në porte.

Ervin Bushati: lajmi i mirë është që nuk ka më politikanë të pandëshkueshëm. Lajmi i keq është që Sali Berisha u godit nga dy demokraci që i merrte si far ndriçues dhe për ata që po e ndjekin pas. PD ishte pranë të të shpallurit organizatë terroriste nga DASH në atë kohë që nuk lejonte politikën normale në parlament. E rëndësishme është të dimë, është i qartë z. Berisha. këto janë për konsum të brendshëm. janë për njeriun simbol të tranzicionit shqiptar. Nuk mund të quhet lëvizje diplomatike takimi i Berishës me Metën në Baku.

Mitizimi dhe fatalizimi i kësaj i bën të pashpresë demokratët, nuk mendoj që është i plotfuqishëm Edi Rama. Nuk është as Zeus. Unë mendoj që Anglia këto kohë e ka pasur me oligarkët rusë. Ka pasur një përballje direkte. Ka nxjerrë një sërë politikanësh që kanë ndihmuar Rusinë. Ndoshta është në këtë prizëm. Sali Berisha ka ndihmuar Millosheviçin.

Të thuash që ndikohen apo është lobimi shqiptar, dy vendet më të pasura dhe dy vendet më demokratike, atëherë i bie që PD-ja me këtë që thotë nuk do fitojë kurrë zgjedhjet. Nuk janë fare argumente, nuk mund të blihen. Se si do ta zgjidhin njerëzit që ndjekin nga pas një non-grata, kjo dëmton institucionin e PD-së. Të thuash që ka këtë ndikim kaq të shtuar PS-ja, Edi Rama për mua është fataliste, cenim i autoritetit të SHBA-ve dhe Britanisë.

Çlirim Gjata: Të thuash që u shpall nga Britania non-grata se kanë frikë se ndihmon Rusinë, po Rama po bën gjithë këto projekte me Vuçiç. Lërë Berishën non-grata apo jo non-grata, si do ia bëni që grupi parlamentar po ju mblidhet në burg. Ministrat në SPAK. Si i bëhet me tonelatat e kokainës që kalojnë në portet shqiptare. Po që kemi kapur majat në renditje. Kur ishte raporti i fundit i DASH, që për korrupsion dhe për drogë e ngrinte Shqipërinë në vendet më të larta të botës. Këtu droga po bën hatanë, Berisha shpallet non-grata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: