Kryeministri Edi Rama teksa u pyet në lidhje me vendimin e SHBA-ve për shpalljen non-grata të Sali Berishës, deklaroi se Amerika nuk influencohet nga asgjë pasi është superfuqi.

Përballë gazetarëve dhe analistëve në ‘Open’, kreu i qeverisë u pyet dhe në lidhje me një deklaratë të tij që ai bëri në 2019-ën.

Ndërkohë, Rama u pyet se me kë do të donte të zgjidhte të bashkëpunonte, mes Berishës dhe Bashës.
“S’kam asnjë preferencë, nuk shoh dallim mes njëri tjetrit. Është sherr në një familje të shthurur. Të merresh në një familje të shthurur, s’ka asnjë bereqet. Të gjithë bashkë, i kemi mundur dhe do i mundim.”, pohoi ai.

PJESE NGA BISEDA
Nga e dinit për Berishën në 2019?

Rama: Unë di dhe gjera të tjera për shkak të pozitës që kam.

A jeni ju një autor në këtë gjë?
Rama: S’kam asnjë koment, shpallja është e qartë, çdo koment e politizon

Po për lobim?
Rama: Sikur SHBA të funksiononte me lobime, imagjinoni se sa diktatorë me arka me diamante dhe flori mund ta kishin blerë Amerikën kushedi sa herë, ata janë ata që janë sepse nuk i blen njeri në këtë tokë, ata e bëjnë atë. Lobimi atje është ca foto me kongresmenë e senatorë dhe ca se dinë fare ku i bie Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje me pagesë por kaq. Por lobim te departamenti i shtetit, nëpërmjet të gjithë miliarderëve të Amerikës, nuk funksionon kështu do ishin si ne, ata janë superfuqi.
Nuk influencohet qeveria atje, është një përrallë që ua tregon atyre që duan ta besojnë , si mund SHBA-të jenë një shtet që merr vendime nga lobimet, do ishin një vend i diskretituar ath. S’mund ta blesh vendimmarrjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: