TIRANE– Fitorja e Zvicrës me rezultatin 2 me 1 ndaj Serbisë, ka ngjallur emocione të mëdha tek shqiptarët. Kjo për faktin se dy golat e fitores u shënuan nga dy futbollistët shqiptarë në skuadrën e Zvicrës, Xhaka dhe Shaqiri.
Edhe ish-kryeministri Berisha ka reaguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, duke e cilësuar fitoren e Zvicrës, të magjishme.
“Fitore e magjishme sot!
Shqiptaret mposhten Serbine!
Zoti i bekofte! Historike, Rrofte Zvicra! sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha.
(BalkanWeb)