Një ndër shqiptaro-amerikanët më kritikë ndaj politikës shqiptare, Geri Kokalari, në një intervistë për “Real Story” me gazetarin Sokol Balla ai tha se individë si Evi Kokalari po ushqejnë personat në Amerikë me teorinë e ndërhyrjes së Xhorxh Sorosit.  Nëse dikush do të thotë diçka pro Berishës ai tha se do i prezantojë ata me faktet dhe me të vërtetat.

Më tej ai tha se Basha nuk është zgjidhja e kësaj situata dhe se nëse PD  do të bëhet progresive duhet të sjellë “gjak të ri”.

Nga ana tjetër Kokalari nuk është treguar kaq i ashpër në lidhje me kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se ka meritë për një progres të vendit. Ai tha se vendi po merr imazh pozitiv dhe për këtë duhet t’i japim meritat.

Pjesë nga intervista:

Balla: Kushërira juaj Evi Kokalari, ka ardhur nga Amerika për të mbështëtur Sali Berishën në Tiranë dhe ajo po krijon perceptimin se në Washington, jo të gjitha rrymat politike atje, janë dakort me atë që po i ndodh Sali Berishës.

Kokalari : Nuk mendoj që shumë veta në Amerikë e kanë  mendjen së çfarë po i ndodh Sali Berishës. Edhe nëse po, ata janë ushqyer nga individë si Evi Kokalari me teorinë e ndërhyrjes së Xhorxh Soros, si një copë mishi për ta ushqyer atë teori. Se Sali Berisha po lufton Xhorxh Soros. Por nëse ata dinë gjërat që unë di, më besoni që nuk do donin t’i rrinin shumë afër Sali Berishës ta shohim çdo ndodhë kur të gjitha kartat të hapen. Dhe nëse ndokush do fillojë të thotë diçka pro tij, unë i pari do bëj atë që bëri me kongresmenin Zelden, t’i prezantoj ata me faktet dhe të vërtetën.

Balla: Ideja tjetër konspirative që kanë mbështetësit e Berishës është se nëse vëndimi për Berishën u mor nga një administratë nën influencën e një miliarderi të caktuar, nësë nesër kjo administratë ndryshon, edhe vëndimi për Berishën do të ndryshojë. Mëqë Trump është i fortë dhe nuk ka fshehur se do të dëshironte të kandidonte sërish

Kokalari: Trump luan me këtë tezë, dhe nuk e ka thënë qartë nesë do të kandidojë, meqë baza e tij e dëshiron këtë. Pasi nuk e ka të sigurt që do të fitojë. Ndaj rikthen të njejtin argument. Ai do të këtë të njëjtën dosje në tavolinë dhe do t’i duhet të marrë një vendim nëse duhet të shpenzojë pjesë nga kapitali i tij politik për këtë çështje. Dhe nuk besoj se do merrte një vendim favorizues për Berishën, por këto janë vetëm hipoteza.

Balla:  Shumë prej nesh mund të mëndojnë se tani që nuk është aktiv në politikë, i vënë pas muri pas vendimit të Departamentit të Shtetit, ne jemi më mirë pa Bërishën. por ngjarjet e fundit tregojnë se ai ka akoma goxha influencë në partinë Demokratike. Mendoni se ai mund të kapërcejë ylberin dhe të rimarrë kontrollin e saj? Dhe çfarë do të thoshte kjo për Partinë Demokratike dhe vendin?

Kokalari: Analoge është situata më partinë republikane në Amërikë, mr pozicionin r zotit Trump, gjërat që ai bën dhe thotë. Me ata që e mbështësin përballë të moderuarvë në partinë rëpublikanë. Por unë nuk mendoj që Berisha ka mbështetje te gjera, por edhe ata që ë mbështësin duhet të marrin një dozë realizmi dhe unë nuk mendoj gjithashtu që Basha është zgjidhja e problemit, por Shqipëria është një vend ku vendimmarrja dominohet nga dy parti të mëdha. Nuk është e shëndetshme që vendi të dominohet nga një parti.Partia Demokratike që të behët progresiste, duhët të sjellë gjak të ri, që të jetë e pranishme më shumë, me besim plotë dhe me më shumë bësueshmëri sesa Berisha ose Basha.

Balla: Pra PD me mirë pa Berishën?

Kokalari:  Dhe Bashën

Balla: Po rama?

Kokalari:   E di që shumë veta thonë se Rama është i korruptuar. E kam dëgjuar, por nuk kam aq prova sa për Berishën. Rama është përgjegjës për një farë progresi që ka regjistruar Shqipëria. Shoh shpesh që Shqipëria radhitet ndër vendët që njerëzit duhet ta vizitojnë si destinacion turistik, pra vendi po merr një imazh pozitiv, ndaj duhet t’i japim Ramës disa merita për këtë. E di që ca do thonë: ai vjen nga një familje e regjimit komunist, por le ta pranojmë: në Shqipëri të gjithë vijnë nga e kaluara komunistë.

Tani do ju bëj një rrëfim.Një skup të vogël. Edhë unë jam përfshirë në një afër korruptive me Edi Ramën. E takova atë pas 99 vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit dhe i kërkova që 100 vjetorin e lindjes së saj, ta shpallte ditë kombëtare. Dhe ai ë bëri. Dhe unë i dhash atij diçka. I thashë: Faleminderit

Balla: Pra i dhatë vetëm një faleminderit

Kokalari: Po. Me siguri do behët skandal tani në Shqipëri

Balla: Ndonjëhërë në Shqipëri, është skandal të konsiderohesh një njeri i sjellshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb