TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audio për të cilën se thotë është një sipërmarrës që kërkon të ndërtojë 4 HEC-e në Kaçinar të Mirditës dhe kërcënon banorët që e kundërshtojnë.

Sipas mesazh dërguesit ai është kërcënuar me jetë, pasi administratori i Kaçinarit i ka thënë se mund të paguajnë edhe 50 mijë euro për ta eliminuar.

POSTIMI I BERISHËS
Sipërmarrësi kërcënon dhe ofron para për të korruptuar banorët në Kaçinar, të cilëve iu merr ujin për HEC!
Lexoni mesazhin dhe dëgjoni audion e qytetarit dixhital! sb
Prsh. z Berisha jemi do banor të Kaçinarit Mirditës aty duan të ndërtojnë 4 HEC-e banoret e këtyre fshatrave nuk janë dakord kemi bërë peticion me firmat kundra ndërtimit të HEC-eve ia kemi dërguar Edi Ramës, ministres Balluku, prefektit, kryetarit të bashkisë Mirditë Ndrec Deda por s’kemi marrë përgjigje. Dje pata një takim me administratorin e Kaçinarit ai më bëri presion duke më thënë i paguajmë edhe 50 mijë euro me të eliminuar, e kam audion po ta dërgoj tani ja ku ka katandis rilindja.
Administratori e ka emrin Gjet Shkurti ai që kërcënon është administratori Gjet Shkurti ndërsa ky i tjetri është xhaxhai vet firma ndërtuese Shpërdhaza energji.

Berisha Fb
Berisha Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb