Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari të prekur nga tërmetet e ditëve të fundit.

Qytetari që prezantohet me emër e mbiemër, pedagog i gjuhës gjermane thotë se është banorë i pallatit Jedas dhe se ka dalë mes 4 rrugëve, ndërsa e gjithë pasuria e tij që ishte kjo shtëpi ka humbur, pasi është bërë e pabanueshme.

POSTIMI I BERISHËS
Durrës, ky është pallat i përfunduar dy vite më parë!
Qytetari dixhital denoncon me indinjatë të thellë shtetin e mafies si përgjegjës direkt për rrënimin e jetës se tij.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Zoti Berisha, jam banor i pallatit JEDAS lagja 17 Durrës. Si mund të ketë shtet që koalidon këtë pallat. Kemi dalë mes 4 rrugëve e gjithë pasuria ime ishte kjo shtëpi. Jam Endri Ndërjaku pedagog i gjuhës gjermane. Vazhdoj e i them vetes pse nuk ikën në Gjermani. Po a ka shtet që na mbron. Ku ndërtuesit ndërtojnë disa plehra e na i shesin si të mira. Kam një vajzë 2-vjeçare dhe nusen shtatzënë në pritje për të lindur. Fal Zotit kemi të afërmit se shteti ka kohë që ka vdekur bashkë me të gjithë shqiptarët. Po si mund t’i taksohet kosovarit që vjen për të na dhënë ndihmë? Edi Rama me kufirin që i ke vënë shqiptarëve në Kalimash, Zoti pastë mëshirë për ju. Zoti na fali jetën në këtë ditë të zezë. Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti bekoftë shqiptarët.

Berisha
Berisha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb