Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook ndërsa denoncon mungesën e mbajtjes së maskës.

Në video shihet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa ndodhet në automjet duke udhëtuar.

“Maska vetëm për qytetarët! Ndalohet për qeveritarët!”, shkruan ish-kryeministri bashkangjitur videos së publikuar.

Kujtojmë se media gjermane Spiegel publikoi një lajm, ku tregoi se kryeministri Edi Rama ishte shoqëruar nga policia gjermane, pasi kishte refuzuar mbajtjen e maskës anti-covid në avion.

Nga ana tjetër Kryeministria reagoi duke sqaruar se ngjarja nuk kishte ndodhur për mosmbajtjen e maskës dhe se nga kompania ajrore ishte kërkuar ndjesë pasi një prej anëtarëve të ekuipazhit ka pasur sjellje të pahijshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: