TIRANË- Historia e helikopterit të kryeministrit Edi Rama në turin e tij në Dibër vijon ende. Këtë radhë ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që sipas tij është regjistruar nga një qytetar në Klos. Berisha thotë se Rama e uli helikopterin në tokë private duke i prishur të mbjellat fermerit.

STATUSI I BERISHËS
Tek ia mbathi nga Peshkopia, Rama ul helikopterin në tokë private dhe i prish të mbjellat e fermerit!
Lexoni mesazhin e fermerit dixhital. sb
“Përshëndetje zoti Berisha. Ky është helikopteri i Ramës në Klos. Kur është ulur nuk është marrë asnjë leje dhe është ulur në tokë private. Banoret janë ankuar se u ka prishur të mbjellat por kanë frikë të prononcohen me fytyrë.”

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb