Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, i ftuar në “LOG.” në News24, i pyetur për përplasjen me Berishën pas shpalljes së tij “Non grata” nga SHBA, u shpreh se fakti që sot nga ana e tij paguhet 6 mln dollarë për një vizë në SHBA tregoi se ai kishte të drejtë që shmangu përplasjen e PD me SHBA.

“SHBA foli dhe tani keni Berishën që paguan 6 mln dollarë sepse SHBA qenka e rëndësishme. Sic ju tha Basha se nuk futemi në kurs përplasje. Berisha i jep përgjigje, se aq sa ka shpenzuar në 3 fushata po paguan për një vizë amerikane”, tha Basha.

Lulzim Basha: Fakti që Berisha angazhon 6 mln dollarë për një vizë amerikane dhe që nxjerr konsulentë të paguar si eminencë politike.

Mbajtja e Amerikës në krah të PD dhe mbajtja e PD në krahë të SHBA. Për këtë u sulmova unë. Na nxjerr konsulentë të paguar sikur shprehin vullnetin e SHBA.

Vetë fakti që ne flasim 2 ditë para zgjedhjeve tregon pikën e ulët ku ka rënë PD e debati publik. Për fat të keq. SHBA foli dhe tani keni Berishën që paguan 6 mln dollarë sepse SHBA qenka e rëndësishme. Sic ju tha Basha se nuk futemi në kurs përplasje. Berisha i jep përgjigje, se aq sa ka shpenzuar në 3 fushata po paguan për një vizë amerikane,

Ajo që ka ndryshuar se përmes vendosjes së interesit personal, kemi ardhur në këtë pikë, berisha propozon me të vërtetë se problemi kryesor është krimi e korrupsioni por zgjedh ta luftojë me Ilir Metën dhe Elvis Roshin.

Unë përfaqësoj PD në gjykatën e Lartë në kontekstin ligjor që vazhdon. Me ndërjyrjen e zotit Rama, vula e PD iu  dha Berishës.

Unë e konsideroj PD që drejtoj në kontekst ligjor me zotin Berisha. Pa diskutim do të shkojmë deri në Strasburg, ndaj nuk mund të jem drejtues i një force tjetër politike.

Pa diskutim është koalicion dhe më e rëndësishme, ky koalicion është PD e vërtetë, janë kandidatë për deputetë dy drejtues PD. Nuk është Roshi dhe Ilir Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb