I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, avokati Spartak Ngjela, foli për aksionin politik të ndjekur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, lideri aktual i PD, Lulzim Basha ndodhet në një moment të mirë politik dhe shkarkimi i tij sipas Ngjelës është i pamundur.

Për Ngjelën, kërkesa e Berishës për të mbledhur votat e anëtarëve të Kuvendit, për të thirrur Kongresin Kombëtar, i përket statutit të vjetër, pasi me statutin e ri sipas tij, kryetari zgjidhet një anëtar një votë.

Spartak Ngjela: Takimi ishte i vjetër, një sallë. Po ata do të shkojnë në një sallë tjetër. Ka një sallë, në gjendjen që do ai do të bënte miting. Pse se berëi? S’kishte njerëz. Ka marrë fund loja. Ajo ishte vjetërsirë 30 vjeçare. Kanë bërë marrëveshje, po të bërtasin kështu ikin nga salla se jemi të vdekur. Kanë bërë marrëveshje me Saliun. Politika është skemë.

Në optikën tuaj, çfarë do të arrijë Berisha me këto?

Spartak Ngjela: Nuk arrin gjë sepse s’është kryetari ky. Referendumi është hequr nga statuti i partisë. Një njeri një votë, do të presin zgjedhje të reja. Një njeri një votë e ka bërë Saliu, sepse donte të dilte Basha. Me kongres nuk dilte Basha. Edhe Rama prandaj vendosi një njëri një votë sepse s’dilte dot. Politika amerikane është me Saliun apo Bashën? Janë hapur me Bashën. Ai është ‘non grata’ në SHBA e do të marrë partinë. Po mirë, do të bëj një parti ‘non grata’ në SHBA. Partia tjetër, përkrahet nga Amerika si e keqja më e vogël. Rama ka fituar deri tani se ka pasur përballë Saliun. Me votat që mori Berisha nuk dilte dot deputet. Të gjitha këto e dëmtojnë. Unë i thash doktor mos dil në Tiranë s’e s’ke vota. Doli. Një lider historik që mendon se ka bërë revolucionin në Tiranë dhe Shqipëri nuk plotëson votat për të dalë në Tiranë. Mirëpo atë e nxori ‘non grata’ Uashingtoni. Basha e ka thënë saktë, s’kam asgjë me Berishën, të pastrohet dhe të vijë në parti prapë.

Ju thoni që e shihni Bashën më të fortë se kurrë?

Spartak Ngjela: Po, sepse Basha ishte kukull, ndërsa tani mori partinë. Berisha thotë që i kam kërkuar dorëheqjen, pse s’ia tha popullit. Ai e mbrojti deri në fund. Ne duhet të luajmë rolin e budallait. Ai i goditi të gjithë ata që konkurronin me Bashën.

Në të gjithë nismën e ndërmarrë nga Berisha, ku e shihni atë në periudhë të afërt. Sepse pritet të mblidhet Kuvendi i PD.

Spartak Ngjela: A e keni parë statutin? Kuvendin e mbledh kryetari. Politika sot në çdo parti, ashtu sikurse çdo grua lind fëmijët. Fëmijët që lind partia janë deputetët. Deputetët i bëjnë gjellën partisë. Një herë në katër vjet lind partia, e ka lindur 59 deputetë.

Kuvendi mund të mblidhet nëse e kërkon ¼ e anëtarëve të kuvendit. Ndaj kërkon dhe zoti Berisha këtë mocion?

Spartak Ngjela: Është i vjetri. Është zgjedhur një njeri një votë, ka votuar partia. Statuti i ri ka pasur referendum, ata e kanë hequr. Kongresi të rrëzonte, me atë sistem juridik të partive jam, që kryetarin ta zgjedhi kongresi dhe ta shkarkojë po ajo. Basha çdo referendum partie e fiton. Nuk e rrëzon kongresi. Di të them dhe një gjë, që të dy këta kryetar, edhe Rama edhe Basha me kongres nuk dilnin dot dhe kryen një anëtar një votë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb