TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot një protestë masive antiqeveritare në Unaza e Re, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë.

Ish-lideri i PD-së përmes një postimi në ‘Facebook’ bën me dije se tubimi do të mbahet në orën 16:30 në Unaza e Re.

“Proteste madhështore antiqeveritare sot ne ora 16:30 te Unaza e Re ne Kombinat. Te gjithe ne proteste. sb”, shkruan Berisha, ndërsa ka postuar edhe një video nga protesta e djeshme.

Kujtojmë se dje u zhvillua edhe një protestë në zonën e Astirit, ku dhjetra qytetarë kundërshtojnë projektin e ‘Unazës së Madhe’. Ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri të madh ndërtesash, të cilët janë të vendosura përgjatë gjithë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb