Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në Facebook ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se në të vërtetë ai nuk e ka shkarkuar Elvis Rroshin nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Përpos statusit, deputeti i PD-së ka paraqitur dhe një foto të dokumentit ku sipas tij, “nxjerr cullak Ramën si mashtrues ordiner dhe i paskrupull  që përdor postin ëpr të mashtruar qytetarët”.

KQZ-ja ia ka hequr mandatin kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, ndërsa vetë kryeministri, Edi Rama njoftoi se në 30 dhjetor 2016 e kishte shkarkuar Rroshin. Por referuar këtij dokumenti të publikuar nga Berisha, Rroshi vijon normalisht punën.

Postim i Berishës

Nje dokument nga Banditistani! Kryebanditi mashtron shqiptaret se ai ka shkarkuar si kryetar bashkie perdhunuesin, njeriun me pese emra, trafikantin Elvis Rroshi! Por dokumenti i dates 20.2.2017 me firma dhe vula deshmon dhe e nxjerr cullak Ramen ashtu siç eshte mashtrues ordiner dhe i paskrupull qe perdor postin per te mashtruar qytetaret!

No automatic alt text available.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb