Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimeve me banorët në Jug të Shqipërisë, ka dalë në një deklaratë për mediat, duke thënë ndër të tjera se do të ngrenë një grup hetimi për mënyrën sesi policia ka vepruar në Lazarat.

“Do ngremë grupe hetimi për çfarë ka ndodhur në Lazarat nga policia dhe i them Edi Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për secilin prej tyre”, tha Berisha ndër të tjera.

“Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga një vizitë, nga vizita ime në Lazarat. Çfarë konstatova aty? eë bisedimet e shkurtra, konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat. Krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë.

Bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar të vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjeçar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit t’i shkrehin breshëritë pse bënte detyrën. Një terrorizëm të tillë Lazarati nuk e ka parë kurrë në jetën e tij. Unë i garantoj banorët se shumë shpejt do organizoj skuadra dhe grupe hetime për të mbledhur dhe evidentuar këto krime. Edi Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për këto krime. Ne mbetemi parti e zbatimit të ligjit, por nuk mund të pranojmë kurrë brutalitete ndaj personave pa asnjë lidhje me operacionin e tyre”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb