TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha uron qytetarët e Malit të Zi për zgjedhjet dinjitoze që zhvilluan dje dhe dënon ndërhyrjet e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në një reagim një ditë pas zgjedhjeve që treguan rënie të Gjukanoviç, Berisha i quan Vuçiç dhe Ramën, “binjakë siamez’ duke i akuzuar se ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas Berishës, Rama ndikoi nëpërmjet përçarjes së shqiptarëve dhe partive të tyre politike, të cilat nga 4, morën 2 deputetë sepse shqiptarët reaguan duke mos dalë në votime.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS
Qytetarët e Malit të Zi votuan të lirë dhe në dinjitet të plotë!
Miq, dje qytetarët e Malit të Zi votuan të lirë dhe në paqe për parlamentin e tyre të ri dhe qeveritë vendore në 5 komuna. Ata meritojnë nderim dhe respekt.
Megjithkëtë, dy binjakë siamez ndërhynë në rezultatin e zgjedhjeve.
1- Serbomadhi Vuçiç, i cili:
në një akt të pashembullt mobilizoi e transportoi me mace e me minj në Podgoricë malazezët e serbizuar të Beogradit dhe duke përdorur lidhjet e sëmura të tij me kryepeshkopin Irinej, angazhoi kishën ultranacionaliste serbe për fushate elektorale në Mal të Zi duke dëshmuar se jo punët e Zotit por nacionalizmi i sëmurë janë pasioni i saj.
2- Në rezultatin e zgjedhjeve në të njëjtën kahje ndikoi edhe argati i Beogradit në Tiranë, Zografi bis.
Ky i fundit ndikoi nëpërmjet:
përçarjes së shqiptarëve dhe partive të tyre politike, të cilat nga 4, morën 2 deputetë sepse shqiptarët reaguan ndaj apelit të tij përçarës duke mos dalë në votime. Së dyti me apelin e tij “votoni Milon” bëri që mijëra e mijëra qytetarë të Malit të Zi që ishin të pavendosur por që konsideruan apelin e tij të papranueshëm dhe një ndërhyrje fyese për vendin e tyre vendosën ose të mos dalin fare në votime ose të ndryshojnë mendim dhe të votojnë kundra Milos, i cili e kishte fitoren të sigurtë.
Duke përfunduar uroj dhe njëherë qytetarët e Malit të Zi për zgjedhjet dinjitoze që zhvilluan dje dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe serbomadhin Vuçiç për keqpërdorimin për qëllime nacionaliste të Kishës serbe dhe dyndjen drejt Podgoricës të malazezëve të serbizuar të Beogradit për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të Republikës së Malit të Zi.
Unë gjithashtu dënoj me ashpërsi më të madhe ndërhyrjen vulgare të argatit të Beogradit në Tiranë, Zografit Bis për përçarjen e shqiptarëve dhe thirrjet e tij vulgare “votoni për Milon”, të cilat patën një efekt të qartë bumerang në zgjedhjet e djeshme. sb

Berisha Fb
Berisha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb