Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet për qëndrimin e kreut të PD-së, Sali Berisha se do të ketë dhe mosbindje civile duke nisur nga shtator, ish-presidenti foli për një revolucion antikorrupsioni të pandalshëm.

“Sorrat do provojnë fatin e tyre, me shqiponjat s’bëhet shaka! Revolucioni antikorrupsion i pandalshëm. Është interes publikim, kombëtar. Kapja e shtetit është e qartë. Institucionet që po bëhen qesharake edhe në gusht, kanë përgjegjësi të madhe që nuk dolën dot nga kontrolli i partisë, pasi janë krijuar me manipulime. Ramovici ishte mësuar që t’i fuste të gjitha në xhep, fushën e kishte bosh. Se nuk kishte skuadër përballë. Tani është i tmerruar.

Tani ai shpik marrëzira që të bëjë ligj që mos të kandidojë Berisha apo Ilir Meta. Ai nuk e di se në fushë do ketë përballë 80-90 % të qytetarëve shqiptarë. Të jeni të sigurt se dhe socialistët e ndershëm kur shohin këto veprime të Ramoviç, në cënim të pronës publike, në interes të përzënies së të rinjve të rejave, apo kundër Kosovës, edhe socialistët e fundit që mund të kenë ngelur, gjatë shtatorit do reflektojnë. Edhe ata që kanë një foto me Ramën, do e flakin atë dhe do e përbuzin.”, tha Meta per News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb