Është zhvilluar me debate seanca e sotme në Kuvend , mes kreut të PD Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Drejtuar kryetares së Kuvendit, Berisha tha se ka shkelur rregulloren.

I ndalur tek mosmiratimi i rezolutës për gjenocidin serb, kreu i PD theksoi se rezoluta kundër gjenocidit në Kosovë ka 3 javë që pret të shqyrtohet.

Debati:

Berisha: Nuk keni asnjë tagër përvecçmosluajalitetit të plotë ndaj këtij parlamenti të sillet në këtë mënyrë

Nikolla: E sqaruam

Berisha: Ju nuk e keni sqaruar

Nikolla: Nuk ka asnjë shkelje ligji, është konform rregullores. Respekt për vendimmarrjen e Konferencën së Kryetarëve.

Berisha: Ju shkruani rregulloren e parlamenti, ju kryeni krim sepse shkelni ligjin e parlamentit. Ligji e përcakton qartë që rezoluta tre ditë nga data e dorëzimit shqyrtohet….Moj zonjë ti s’ke konceptet më elementare. Ma hap mikrofonin, ju shkruani rregulloren e Parlamentin, shkelni ligjin. Ligji përcakton qartë se çfarë bëhet për rezolutat. Ajo shqyrtohet pas 3 ditësh nga data e dorëzimit në Kryesi. Rezoluta kundër gjenocidit në Kosovë ka 3 javë që pret të shqyrtohet. Parlamenti moj zonjë nuk është dyqani yt. S’ke konceptet më elementare. Në fund thuhet; tha një filan deputet që këtë rezolutë ta çojmë në komisionet e jashtme. Po e trajtoni parlamentin sipas urdhrave që merr nga Edi Rama. Ju vetëm sa rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament, dhe e bëni atë më difunksional. S’ka të drejtë kush që të shkel të drejtat e secilit në Kuvend.”, tha më tej Berisha.

Nikolla: Mos abuzoni zoti Berisha, do e ndërpres këtu fjalën. Dëshira juaj për të bërë një punë të nxituar kërkon mospërgjigje. Konferenca e Kryetarëve e ka marrë në shqyrtim dhe në datë 15 dhe në 20, dhe ka dakordësuar që të kemi një mirëkuptim për rezolutën. Të tjerat janë abuzime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: