Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën në Podgoricë, kundër nismës Ballkani i Hapur.

Sipas Berishës, ky projekt ka qëllim vendosjen e hemogjenisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

Mes të tjerash Berisha paralajmëron “Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri”.

REAGIMI I BERISHËS
Qytetarët e Malit të Zi në protestë të fuqishme në Podgoricë kundër Ballkanit të Hapur, aleancës përçarëse trilaterale të serbomadhit Aleksandar Vuçiç dhe vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup.
Ky projekt, që ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, mbështetet haptas nga diktatori Vladimir Putin dhe ministri i tij Lavrov.
Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga George dhe Aleks Soros, i kundërvihet procesit të Berlinit dhe mbjell sherr e konfliktualitet në rajonin tonë.
Partia Demokratike e Shqiperisë përshëndet dhe mbështet plotësisht protestat e qytetarëve të Podgoricës kundër Ballkanit të Hapur dhe paralajmëron Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri.
Mbështetje të plotë qytetarëve të Malit të Zi! #sb

317497699 724043969076708 4273633024835240032 N
317497699 724043969076708 4273633024835240032 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb