Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Porti i Durrësit ka 7 vjet që është kthyer në një port, ku operon mafia e drejtuar nga Edi Rama.

Berisha thotë se në portin e Durrësit janë bërë prokurime korruptive skandaloze.

Postimi i Berishës:

Pasi shtyne per 7 vite fillimin e thellimit te portit, Edvin Mafia dhe ndrikull Riformato bejne shoë ne Durres!

Miq, ne vitin 2013 pas thellimit te ndjeshem te portit te Sarandes, Vlores, Shengjinit, kishte perfunduar projekti, gjetur financimi dhe kishin nisur procedurat e prokurimit te thellimit te portit te Durresit per te bere te mundur futjen e anijeve te medha te mallrave gjer ne 50 mije ton.

Per shkak te korrupsionit ky projekt u arkivua ne arkivat e hajnise qeveritare per 7 vite dhe u rikthye sot si fasade e nje xhiroje ne port e Edvin Mafise!Rama ik! sb

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb