TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut deklaroi se Shqipëria ka numrin më të madh të të punësuarve në industrinë e lojërave të fatit.

Përmes ironisë, ish-lideri i demokratëve, teksa ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital, theksoi se këto janë pronat e klaneve mafioze.

Qytetari në fjalë ankohet tek Berisha se në zonën e Freskut po instalohen shumë makineri të lojërave fatit.

REAGIMI I BERISHËS
Per shqiptaret; bixhozi ose eksodi!
Te dashur miq, Shqipëria është vendi i vetëm i planetit ku numri me i madh i te punësuarve sipas statistikave zyrtare është ne industrinë e bixhozit, pra lojërave te fatit.
Kjo sepse ato sot janë prone e klaneve mafioze qeveritare, me te cilat ata sigurojnë fitime perrallore por duke krijuar drama dhe rrënime te panumerta familjare! E me gjthe keto, lojërat e mekatit shtohen pandalshme!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Zoti Sali Berisha po ju shkruaj juve kam besim sepse e ngrini zerin ketu ne zonen e freskut po insalohen kompjutrat e bixhozit po u pin gjakun ketij populli ju lutem bertisni fort po ndahen familjet nga bixhozi ju lutem nuk dua te dale nese doni foto jau dergoj”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: