Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital që thotë se është nga stafi i urgjencës së spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili u kthye në spital COVID 2 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Berisha shkruan se stafit nuk i është dhënë bonusi i premtuar si vështirësi për COVID-19.

POSTIMI I BERISHËS
Denoncon Edvin gënjeshtrën për mashtrimin e radhës!
Stafit të urgjencës të spitalit Shefqet Ndroqi nuk u jepet bonusi i premtuar si vështirësi për COVID-19!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje dua të bëj një denoncim, jemi stafi i urgjencës sanatorium. Nuk na kanë dhënë shpërblimin akoma 1000 e. QSUT-ja e ka marrë, ne duan të na i përgjysmojnë se iu japin dhe administratës. Të lutem postoje se nesër do e ndajnë mbase ndryshojnë mendje. Anonim te lutem.

Whatsapp Image 2020 06 14 At 16.56.27
Whatsapp Image 2020 06 14 At 16.56.27

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb