TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit nipi i Zani Çaushit bën fushatë për Edi Ramën në Vlorë.

Sipas qytetarit dixhital, Ervic Çaushi në krah të kandidates së PS për deputet në Vlorë, Vilma Bello shkon shtëpi më shtëpi për të kërkuar votën.

STATUSI I BERISHËS
Ja kush bën fushatën për Edi Ramën në Vlorë!
Nipi i Zani Çaushit, dora vet. Në foto, nr. dy për deputete në Vlore, Vilma Bello, shtëpi në shtëpi me Ervis Çaushin (personi me bluzë blu). Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje doktor! Kjo foto që po të dërgoj është kandidatja për deputet të Partisë Socialist numri dy në listë në Vlorë Vilma Bello. Por shikoni me kë shkon shtëpi më shtëpi për të kërkuar votën?
Personi në krah të saj me blu, i shëndoshë është Ervis Çaushi, nipi i famëkeqit Zani Çaushi, djali i vëllait. Si mund të pretendosh të dalësh në fushatë shtëpi më shtëpi e tu kërkosh votën qytetarëve me këta njerëz që kanë terrorizuar qytetin në vitin ‘97.

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb