Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për situatën kaotike të krijuar në doganën e Kakavijës, ku qytetarët janë bllokuar prej dy ditësh, duke krijuar radhë kilometrike, për shkak të shtrëngimit të masave të pandemisë nga Greqia.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ish-kryeministri publikon dy fotografi të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila, sipas Berishës, po pushon në një hotel me pesë yje në Himarë.

“Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj ne Hotelin me pese yje ne Himare. Foto tregon se respekton fort edhe distancen sociale! sb”, shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb